Lidhje

Opozita: Kaseta e Top Channel denoncoi të vërtetën e korrupsionit


Opozita: Kaseta e Top Channel denoncoi të vërtetën e korrupsionit
Opozita: Kaseta e Top Channel denoncoi të vërtetën e korrupsionit

Opozita socialiste deklaroi sot se kaseta e regjistruar me zv.kryeministin Ilir Meta dhe ish-ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti ishte një provë e korrupsionit që zhvillohet në zyrat e qeverisë dhe arrogancës së qeveritarëve gjatë abuzimit me pushtetin. Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi sot se drejtuesit më të lartë të maxhorancës janë të përfshirë në afera korruptive dhe për më tepër ata mohojnë gjithçka në dritë të diellit.

“Aq të zhytur janë në batakun e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin e votave të vjedhura saqë Berisha dhe meta kanë marrë përsipër këtë herë ta gënjejnë popullin fare sy më sy. Si është e mundur që kaq paturpësisht, në vend që të largohen menjëherë nga detyra që e shpërdorojnë çdo ditë, ashtu siç u pa për pak minuta ajo që ndodh prej muajsh e vitesh të tëra, thonë e rithonë se populli nuk e pa atë që pa dhe nuk e dëgjoi atë që dëgjoi?!” - tha zoti Rama.

Zoti Rama iu përgjigj edhe komenteve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes opozitës dhe pozitës për reforma të ndryshme në vend. Ai theksoi se me zyratrë të tillë nuk mund të ketë bashkëpunim, por do të ketë vetëm betejë të vendosur deri në largimin e tyre nga pushteti.

“Berisha dhe Meta duhet të largohen një orë e më parë. Nuk ka bashkëpunim me këtë qeveri të krimininalizuar që mohon sy më sy dhe jo përpara gjithë popullit një shfaqje tronditëse si ajo që pa Shqipëria e mbarë bota, dhe madje të sulmojë e t’u skërmitet opozitës dhe mediave të pavarura si të lidhur me krimin” - tha zoti Rama.

Opozita e sheh me shqetësim këtë ngjarje jo vetëm si një shenjë e korrupsionit, por edhe për shkak të presioneve që sipas saj marrin mediat private e të pavarura që guxojnë t’i publikojnë kaseta dhe prova ku shihet abuzimi me pushtetin. Përfaqëuses të partive opozitare diskutuan sot për rifillimin e protestave, ndërkohë që vendi është në prag të zjedhjeve vendore.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG