Lidhje

Opozita libiane: Gadafi mund të qendrojë në vend nëse jep dorëheqjen


Opozita libiane: Gadafi mund të qendrojë në vend nëse jep dorëheqjen
Opozita libiane: Gadafi mund të qendrojë në vend nëse jep dorëheqjen

Kreu i rebelëve në Libi thotë se lëvizja e opozitës është e gatshme ta lejojë Moamar Gadafin të qëndrojë në vend, nëse ai jep dorëheqjen dhe pranon mbikëqyrje ndërkombëtare të lëvizjeve të tij.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuter, Mustafa Abdel Jalil tha se rebelët ia bënë ofertën zotit Gadafi rreth një muaj më parë përmes Kombeve të Bashkuara, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Zoti Jalil i bëri komentet nga qyteti lindor libian i Bengazit, baza e Këshillit Kombëtar kalimtar.

Zoti Jalil thotë se nëse zoti Gadafi jep dorëheqje dhe urdhëron trupat të tërhiqen nga pozicionet e tyre, atëherë ai mund të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në Libi ose të shkojë jashtë vendit. Shefi i rebelëve tha se në qoftë se udhëheqësi libian dëshiron të qëndrojë, atëherë kryengritësit do të përcaktojnë se ku do të banojë ai dhe "të gjitha lëvizjet e tij" do të jenë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Zoti Gadafi ka deklaruar se do të luftojë deri në fund kundër rebelëve, të cilët në shkurt nisën kryengritjen kundër sundimit të tij autokratik 42-vjeçar. Fuqitë perëndimore kanë mbështetur kërkesat e rebelëve që ai të japë dorëheqjen dhe kanë kontribuar për sulmet ajrore të NATO kundër forcave pro-Gadafit.

XS
SM
MD
LG