Lidhje

Opozita libiane ofron 1,67 milionë dollarë për kapjen e Muamar Gadafit


11
11

Opozita libiane po ofron një shpërblim prej 1,67 milionë dollarësh për kapjen e Muamar Gadafit. Ky njoftim u bë i njohur ndërsa sot vazhduan përsëri luftimet në kompleksin e Kadafit në Tripoli, një ditë pasi forcat rebele morën kontrollin e kompleksit.

Kreu i Këshillit Kombëtar kalimtar, Mustafa Abdel Jalil, tha se grupi i tij mbështet vendimin e biznesmenëve lokalë për të dhënë shpërblimin, në përpjekje për të përshpjetuar kapjen e Muamar Gadafit.

Në Libi edhe sot kanë vazhduar luftimet sporadike mes forcave rebele dhe përkrahësve të Gadafit në kompleksin ku ai banonte tnë Tripoli, një ditë pasi forcat rebele morën kontrollin e ndërtesave dhe festuan për atë që ata e cilësuan një fitore të madhe. Rebelët morën armë dhe objekte të tjera si suvenire, si dhe vazhduan kërkimet për Gadafin në ndërtesë. Ndërkohë, udhëheqësi libian përmes një transmetimi të regjistruar në audio, i ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit të çlirojnë qytetin.

XS
SM
MD
LG