Lidhje

Opozita në Jemen shfrytëzon lëvizjen rinore


Opozita në Jemen shfrytëzon lëvizjen rinore
Opozita në Jemen shfrytëzon lëvizjen rinore

Aktivistët e rinj në Jemen drejtuan kryengritjen kundër Presidentit Ali Abdullah Saleh, duke i kthyer protestat popullore në një lëvizje kombëtare. Tani që demonstratat pro-demokracisë kanë hyrë në muajin e nëntë, shumë druhen se përpjekjet e tyre janë shfrytëzuar nga grupe të tjera opozitare.

Objektivat e lëvizjes rinore në Jemen janë të qarta dhe i bëjnë jehonë thirrjeve të dëgjuara në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore gjatë gjithë vitit.

Aktivisti Adel Abdo Arrabeai thotë se anëtari i Komitetit të Medias për Ndryshim, thotë se synimi kryesor është formimi i një shoqërie civile moderne. Për ta arritur këtë, shton ai, udhëheqësi i Jemenit prej disa dekadash duhet të jape dorëheqjen.

Dhe kjo është dilema kryesore e lëvizjes pro-demokraci; kërkesa për dorëheqjen e presidentit Saleh iu ka siguruar atyre shumë aleatë, por shumë prej tyre mund të mos duan një shtet civil.

Gazetari jemenas Nasser Arrabyee thotë se komandantët ushtarakë që kanë dezertuar dhe udhëheqësit fisnorë kundër Salehit po shfrytëzojnë lëvizjen rinore, një zhvillim që ai e sheh shumë të rrezikshëm.

"Lëvizja pro-demokraci është shumë e dobët. Në se do të ishte e forte, jemenasit do t’ia kishin dalë mbanë. Tani, kanë kaluar nëntë muaj dhe nuk kemi arritur gjë. Përse? Për shkak të rivalitetit të vjetër dhe tradicional, për shkak të udhëheqësve fisnorë dhe komandantëve që kanë dezertuar".

Ndër udhëheqësit e stërvitur ushtarak është Ali Mohsen, një general major në komandë të njësive të armatosura të Jemenit i cili ka kaluar në mbështetje të opozitës. Të tjerë në lëvizjen anti-Saleh përfshijnë luftëtarë besnikë të Abdel Hamid al Ahmar nga familja me influence, Ahmar. Aktivisti Arrabeai thotë se i di mirë kufizimet e disa prej këtyre partneriteteve.

Pika e vetme e përbashkët deri tani, thotë ai është rrëzimi i presidentit. Asnjë nga aleatët e aktivistëve në opozitë, shton ai, nuk ka treguar ndonjë shenjë se kërkon një shtet civil.
Dhuna ushtarake i ka eklipsuar shpesh përpjekjet e të rinjve. Betejat me raketa dhe armë në kryeqytet i kanë trembur banorët e thjeshtë, ndërsa I kanë shërbyer qeverisë për të pretenduar se opozita nuk ofron që tjetër vecse kaosit. Ministri i jashtëm i Jemenit tha se lëvizjen pro-demokraci po shfrytëzohet.

Përvec kësaj, përdorimi i intensifikuar i përkrahësve të armatosur për të mbrojtur protestuesit ka ngritur pyetjen nëse rinia po u qëndron besnike synimeve të saj. Gazetari Arrabyee thotë se është e natyrshme që demonstruesit e paarmatosur, që sulmohen nga forcat qeveritare do të kërkojnë mbrojtje, por aktivisti Arrabeai pranon se disa pale po e drejtojnë lëvizjen drejt dhunës.

Ai thotë se lëvizja e të rinjve ka një parim dhe ai është protesta paqësore. Sfida më e madhe e çdo revolucioni është ta ruash këtë parim si bazë të veprimeve. Gazetari Arrabyee është i shqetësuar se paqësore apo jo, lëvizja pro-demokracisë ka një problem edhe më të madh: ajo është e vogël në numër.

"Të rinjtë nuk mund të bëjnë asgjë pasi janë pak. Njerëzit e pavarur, vërtet të pavarur, janë të paktë mes protestuesve".

Pavarësia, në një sens më të gjerë të fjalës, mund të jetë më e vështirë për t’u arritur në Jemen sesa mund të mendohet.

XS
SM
MD
LG