Lidhje

Opozita në Tajlandë propozon armëpushim

  • Zëri Amerikës

Opozita në Tajlandë propozon armëpushim

Opozita në Tajlandë propozon armëpushim

Një zyrtar tailandez thotë se lëvizja opozitare e Këmishave të Kuqe ka propozuar një armëpushim me qeverinë për t’u dhënë fund pesë ditë protestash vdekjeprurëse në rrugët e Bangkokut mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

Negociatori i qeverisë tailandeze Korbsak Sabhavasu thotë se përfaqësuesi i Këmishave të Kuqe Natavut Saikuva i bëri atij sot një telefonatë për t’i bërë ofertën për armëpushim.

Zoti Korbsak thotë se u kishte thënë Këmishave të Kuqe se trupat tailandeze nuk do të qëllojnë më nëse protestuesit kthehen në bazën e tyre në zonën kryesore tregtare të Bangkokut.

Trupat tailandeze kanë që të enjten që luftojnë me militantët, të cilët dolën nga zona e tyre e protestës në rrugët përreth.

Dhuna ka shkaktuar vdekjen e 36 vetave, duke përfshirë një gjeneral ushtarak që bashkëpunonte me Këmishat e Kuqe.

Gjeneral major Katija Savasdipol vdiq sot nga plagët, pasi u qëllua në kokë të enjten nga një snajper brenda zonës së protestës.

XS
SM
MD
LG