Lidhje

Opozita në Turqi bojkoton parlamentin


Opozita në Turqi bojkoton parlamentin
Opozita në Turqi bojkoton parlamentin

Ligjvënësit e opozitës në Turqi kanë bojkotuar hapjen e parlamentit në shenjë proteste ndaj një vendimi të gjykatës për të ndaluar disa të zgjedhur që të marrin vendet e tyre në parlament, pasi janë zyrtarë të ndaluar nga organet përkatëse.

Një e treta e parlamentit të ri me 550 anëtarë, thanë sot se ata do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes por kanë refuzuar që të bëjnë betimin, derisa të lirohen kolegët e tyre.

Ky ngërç politik vështirëson nisjen e mandatit të tretë për Kryeministrin Taip Erdogan, i cili fitoi zgjedhjet e 12 qershorit.

Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë Republikane në opozitë, tha se ai dhe 135 deputetë do t’i bashkohen pjesëtarëve të tjerë që mbështesin kurdët, dhe se ata refuzojnë që të bëhen pjesë e një procesi “jodemokratik”, i cili bllokon deputetët e burgosur që të marrin vendet e tyre në parlament.

Gjykata ka refuzuar që të lirojë 9 ligjvënësit opozitarë që janë në burg duke pritur gjykimin nën akzua për të cilat kritikët thonë se janë më shumë politike se sa të natyrës kriminale.

Zoti Erdogan tha se partia e tij nu ka në plan që të ndërmarrë asnjë ndryshim të situatës. Partia e kryeministrit ka shumicën e duhur në parlament, duke patur 325 vende.

XS
SM
MD
LG