Lidhje

Tubim i opozitës kundër blerjes së votës


Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim para selisë së qeverisë për të protestuar kundër manipulimit të dyshuar prej saj me votimet për bashkinë e Korcës. Qindra përkrahës së opozitës u mblodhën në shëtitore, megjithë shirat dhe motin e papërshtatshëm, duke marrë shkas nga dyshimet e Paertisë Demolratike se socialistët u përpoqën të fitojnë zgjedhjet vendore për bashkinë e Korçës përmes pagesave të disa qindra studentëve. Ky është tubimi i parë pas 8 vjetësh në qeverisje i Partisë Demokratike, të cilën kryetari i ri i saj Lulzim Basha, e quajti opozita e re.

Tubim proteste i PD
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:31 0:00

Tubimi i sotëm e ktheu opozitën tek protestat pak javë pas formimit të parlamentit dhe qeverisë së re socialiste. Protestat e opozitës lindën pas transmetimit nga televizioni Top Channel të disa pamjeve me lista dhe pagesa 20 dollarëshe për studentët, të cilat sipas PD, treguan manipulim të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Korçës dhe cënim të demokracisë. Zoti Basha deklaroi se manipulimi dhe blerja e votave është çështje themelore e demokracisë, e cila nuk mund të tolerohet nga opozita, sepse dëmton shtetin e të drejtës dhe liritë e qytetarëve për të zgjedhur njerëzit dhe institucionet përfaqësuese.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që akuzat e saj t'i paraqesë në organet e drejtësisë. Partia Socialiste i hodhi menjëherë poshtë këto akuza. Përfaqësues të forumit rinor socialist dhe kryetari i Partisë Socialiste pohuan se ato ishin pagesa për transportin e të rinjve të përfshirë në fushatën zgjedhore. Dyshimet për blerje votash në Korçë u bënë temë e një debati të gjatë edhe në parlament. Zgjedhjet e parakohshme vendore u zhvilluan disa javë më parë në Korcë, sepse kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, dha dorëheqjen për t'u emëruar zëvendës-kryeministër. Forcat politike e akuzojnë njëra tjetrën prej dy dekadash për blerje votash dhe manipulim të zgjedhjeve. Bashkimi Europian u kërkoi forcave politike që, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit dhe dialogu i frytshëm politik për zgjidhje me mirëkuptim të problemeve kombëtare janë dy kërkesat kryesore drejtuar Shqipërisë në këtë periudhë.

XS
SM
MD
LG