Lidhje

Opozita politike në Jemen skeptike nëse Presidenti Ali Abdullah Saleh do të japë dorëheqjen


Opozita politike në Jemen skeptike nëse Presidenti Ali Abdullah Saleh do të japë dorëheqjen
Opozita politike në Jemen skeptike nëse Presidenti Ali Abdullah Saleh do të japë dorëheqjen

Opozita politike në Jemen tha se është skeptike nëse Presidenti Ali Abdullah Saleh do të japë dorëheqjen brenda disa ditësh, siç tha në një transmetim dje.

Zëdhënësi i opozitës Mohamed al-Sabri tha se deklarata e presidentit ka për qëllim të tërheqë vemendjen para takimit të së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që mblidhet për të diskutuar përpjekjet e dështuara për ta bindur zotin Saleh të nënshkruajë një marrëveshje për kalimin e pushtetit.

Al-Sabri tha se kanë kaluar tashmë katër muaj që kur Presidenti Saleh tha se kishte pranuar planin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik për kalimin e pushtetit dhe nëse deklarata e tij është serioze, ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

Zoti Saleh ka lënë tri herë përshtypjen se ishte pranë largimit nga pushteti që nga muaji prill. Çdo herë ai është tërhequr para se të nënshkruhet marrëveshja e transferimit të pushtetit. Plani i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik i bën thirrje atij t’i dorëzojë pushtetin një prej zëvendësve të tij dhe të lejojë një koalicion partish të formojë qeverinë e unitetit kombëtar.

Edhe fituesja e Çmimit Nobel të Paqes këtë vit, Tavakul Karman, shprehu skepticizëm, duke thënë dje se veprimtarët e lëvizjes anti-qeveritare nuk besojnë se presidenti do të japë dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG