Lidhje

Hetuesit rusë akuzojnë një tjetër aktivist të opozitës


Hetuesit rusë kanë akuzuar një tjetër aktivist të opozitës për komplotim trazirash, si pjesë e një goditjeje të dukshme të Kremlinit ndaj lëvizjes kundër Putinit.

Komiteti shtetëror i hetimeve ngriti sot akuza kundër Sergei Udaltsovit, i cili përballet me deri në 10 vjet burg nëse gjendet fajtor.

Ai nuk u arrestua, por është urdhëruar të qëndrojë në Moskë në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Sergei Udaltsov thotë se është i pafajshëm. Ai i cilësoi akuzat si absurde dhe bëri thirrje për protesta në mbështetje të të burgosurve politikë në Regjimin e Putinit.

Akuzat vijnë disa ditë pasi Komisioni rus i Hetimeve paraqiti akuza të ngjashme kundër Leonid Razvozzhayevit, një udhëheqës i partisë së opozitës Vetëm Rusia, i cili tha se ai u rrëmbye dhe u dërguan me forcë në Moskë.

Komiteti i hetimeve tha se Razvozzhayev u dorëzua të dielën në Ukrainë dhe i pranoi akuzat. Aktivisti thotë se i kishte pranuar akuzat nën tortura dhe sipas avokatit, tani e ka tërhequr rrëfimin. Razvozzhayev përballet gjithashtu me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG