Lidhje

Opozita në Shqipëri vendos të organizojë protesta për liritë themelore


Opozita në Shqipëri vendos të organizojë protesta për liritë themelore

Opozita në Shqipëri vendos të organizojë protesta për liritë themelore

Partia Socialiste e opozitës vendosi sot që nisë një seri protestash për të mbrojtur, siç u shprehën drejtues të saj, liritë themelore të njeriut, një prej të cilave edhe e drejta e votës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi pas një mbledhje të gjatë të politikanëve dhe deputetëve opozitarë se KQZ ndërmori veprime që nuk duhet të ndodhnin, sepse ishin në kundërshtim me ligjin. Ai theksoi se “KQZ përmbysi rezultatin që u pa nga të gjithë në ekranet e numërimit”, prandaj qytetarët duhet të reagojnë për të mbrojtur liritë e tyre.

“Zgjedhja jonë është e qartë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës, deri tek çdo deputet e te çdo kryetar i sapo zgjedhur bashkie apo komune, ne do të jemi në ballë të revoltës. Apeli ynë për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi është të bashkohet me ne, paqësisht por vendosmërisht.” - tha zoti Ruçi.

Selia e PS ishte sot gjithë kohës e mbushur me përkrahës të opozitës, dhe sapo dëgjuan deklaratën e zotit Ruçi ata u nisën drejt KQZ për herë të dytë nga protesta e mengjesit. Pak më herët kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se “maxhoranca ka pranuar çdo rezultat, por është opozita dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama që po ushtron presion ndaj KQZ që të bëjë përfundimtare të dhënat paraprake, duke kërkuar që të lihen përgjysëm procedurat ligjore”.

Sipas zotit Berisha, cilësia e zgjedhjeve vendore dhe transparenca e tyre është në nivelin më të lartë.

“Të gjithë njerëzit e interesuar ndoqën drejtpërdrejt në televizione dhe në rrjete elektronike të dhënash çdo detaj të procesit” - tha zoti Berisha.

Sipas tij, opozita duhet të largohet nga KQZ, dhe as t’i bëjë presione, sepse nuk duhet të pengojë institucionet demokratike që të punojnë të qeta në zbatimin e ligjit. “KQZ që është zgjedhur me vota unanime, dhe opozita nuk duhet të kërcënojë zyrtarët shtetërorë në detyrë” - tha ai.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG