Lidhje

“Oracle” fiton Kupën e Amerikës


Skuadra e Shteteve të Bashkuara shënoi një fitore dramatike kundër skuadrës Emirates të Zelandës së Re

Skuadra e Shteteve të Bashkuara “Oracle” – Orakulli, mori Kupën e Amerikës në një fitore dramatike kundër skuadrës Emirates –të Zelandës së Re.

“Oracle” përfundoi një nga rikthimet më të bukura në historinë e sporteve dje për të fituar trofenë më prestigjoze të lundrimit me vela, dhe për të mbrojtur titullin e tyre prej tre vitesh më parë.

Në këtë garë me 17 etapa, Oracle në fillim kishte ngelur mbrapa me rezultatin 8 me 1, para se të rikthehej në garë në Gjirin e San Franciskos, dhe të mundte skuadrën “Emirates” të Zelandës së Re 9 me 8.

“Oracle” sundoi garën në fazën e fundit dje, duke treguar përmirësimin dramatik në shpejtësinë e varkës. Gara filloi me 7 shtator.

Pjesëmarrësit në Kupën e Amerikës lundruan me një lloj të ri varkash me vela, 22 metra të gjata, të quajtura “Catamaran”.

XS
SM
MD
LG