Lidhje

SHBA, qeveria përpiqet të zgjidhë konfrontimin në Oregon


Autoritetet amerikane vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur konfrontimin në një qendër federale të florës dhe faunës në shtetin veriperëndimor të Oregonit, ku një grup i milicisë anti-qeveritare thotë se nuk do të largohet nga zyrat që ka pushtuar.

Grupi prej 100 fermerësh i pushtoi zyrat e qendrës kombëtare Malheur si protestë ndaj vendimit të një gjykatësi federal për të ridënuar dy fermerë me pesë vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme në vitin 2012.

Grupi udhëhiqet nga Amonit Bundy, i cili akuzon qeverinë për konfiskim të paligjshëm të pronës private për përdorim publik.

XS
SM
MD
LG