Lidhje

Organizatat e gazetarëve në Kosovë reagojnë kundër dhunës ndaj fotoreporterit


Organizatat e gazetarëve në Kosovë reagojnë kundër dhunës ndaj fotoreporterit

Organizatat e gazetarëve në Kosovë reagojnë kundër dhunës ndaj fotoreporterit

Në Kosovë, organizatat e gazetarëve janë shprehur të shqetësuara nga njoftimet për ushtrim dhune ndaj ndaj fotoreporterit Vedat Xhymshiti, gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestave të lëvizjes Vetëvendosje.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se kishte marrë një ankesë nga fotoreporteri Xhymshiti në të cilën ai deklaron se është goditur me shkop gome dhe është fyer nga ana e pjesëtarëve të njësisë së posaçme të policisë së Kosovës dhe se për këtë arsye ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Unioni i Gazetarëve e të Kosovës, nëpërmjet një deklarate e dënon ashpër atë që e quan akt brutal, duke e cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë të policisë ndaj lirisë së fjalës dhe punës së gazetarëve në përgjithësi, ndërsa bënë thirrje për marrjen e masave ligjore ndaj autorëve.

Dhunën e ka dënuar ashpër edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, i cili siç thuhet, është duke e analizuar në hollësi sjelljen e policisë ndaj gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve gjatë protestave të së shtunës. “Pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm dhe cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për t`u informuar”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

XS
SM
MD
LG