Lidhje

Organizata Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit, në listën e grupeve terroriste


Organizata Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit, në listën e grupeve terroriste
Organizata Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit, në listën e grupeve terroriste

Departamenti amerikan i Shtetit ka përfshirë në listën e grupeve terroriste organizatën ekstremiste me seli në Greqi, Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit.

Departamenti i Shtetit thekson në deklaratën e tij se kjo organizatë, e cila njihet edhe me emrat Konspiracioni i Celulave të Zjarrit dhe Sinomosia Pirinon Tis Fotias, ka vënë në shenjestër civilë dhe zyrtarë qeveritarë, si grekë dhe të huaj, në përpjekje për të përhapur ideologjinë e saj e anarkisë së dhunshme.

Organizata mori emër në janar 2008, pas një valë sulmesh me bomba zjarri ndaj pikave të shitjes së makinave dhe bankave në Athinë dhe Selanik. Në nëntor 2010, ky grup u përpoq të dërgonte bomba me postë në adresë të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Gjermani dhe Itali, si dhe të ambasadave të huaja në Greqi.

Siç thekson deklarata e Departamentit të Shtetit, përfshirja e organizatës në listën e grupeve terroriste e bën të palejueshme që shtetas amerikanë të ofrojnë ndihmë materiale apo mbështetje në forma të tjera për këtë grup, ndërkohë që të gjitha zotërimet e organizatës në Shtetet e Bashkuara ngrihen ose sekuestrohen.

Departamenti i Shtetit e mori vendimin në konsultim me Departamentin e Drejtësisë dhe atë të Thesarit.

XS
SM
MD
LG