Lidhje

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim kërkon fond më të fuqishëm shpëtimi dhe reforma në eurozonë


Në një raport të ri të martën, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ofroi një dozë të vogël lajmesh të mira për Evropën, duke parashikuar një rritje të vogël për të 17 vendet e eurozonës. Si Fondi Monetar Ndërkombëtar ashtu edhe Komisioni Evropian parashikojnë se ekonomia e eurozonës do të tkurret gjatë këtij viti.

Por në një konferencë shtypi në Bruksel, Sekretari i Përgjithëshëm i

Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Angel Gurria parashikoi se kriza e borxheve për eurozonën është shumë larg përfundimit, dhe theksoi hapat për të cilat ai tha se janë jetësor për rajonin për ta marrë veten nga dy vite rënie.

“Evropa ka nevojë të shtojë përpjekjet për të krijuar kushte për rritje të qendrueshme. Përparimi po vjen por ne ende nuk jemi jashtë rrezikut.”

Ndërkohë që vlerësoi përparimet e bëra, zoti Gurria u bëri thirrje vendeve të eurozonës që të balancojnë masat shtrenguese me ato të rritjes, konkurrencës dhe punësimit.

“Nuk duhet harruar se 24 milion njerëz në Evropë janë të papunë dhe se papunësia mes të rinjëve ka arritur nivelet rekord në 50 përqind në disa vende.”

Për zotin Gurria hapi më i ngutëshëm ishte thirrja që ai u bëri vendeve të eurozonës për të shtuar fondin e shpëtimin në 1.3 trilion dollarë, për të siguruar besimin ndaj tregut në eurozonë.

“ Siguria financiare duhet të arrihet, për tu siguruar që madje nuk do të jetë nevoja e përdorimit të fondit të shpëtimit. Që njerëzit ta dijnë që egziston dhe nuk do të përpiqen as të spekulojnë dhe as sa e fortë që është.”

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të diskutojnë rritjen e fondit të shpëtimit kur të takohen në Kopenhagën të premten. Gjermania ka sinjalizuar se mund të mbështesë një rritje prej 930 miliard dollarësh, çka nuk plotëson rekomandimet e bëra nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

XS
SM
MD
LG