Lidhje

Organizatat fetare shtojnë aktivitetin në ndihmë të personave në nevojë

  • Jerome Socholovski

Organizatat fetare shtojnë aktivitetin në ndihmë të personave në nevojë

Organizatat fetare shtojnë aktivitetin në ndihmë të personave në nevojë

Punonjësit në një Qendër Shërbimesh për Familjen dhe Fëmijët Hebraikë në Cherry Hill të Nju Xhërsit po ndihmojnë një klient të rregullt:

David Azrak dikur ishte një avokat i paguar shumë mirë. Por gjendja e tij ekonomike është aq e rëndë tani, saqë shpesh nuk ka para për ushqime dhe i merr nga kjo qendër.

“Nëse nuk do të gjeja ndihmë këtu, nëse s’do të kisha miqësinë dhe mirësinë e tyre, nuk do t’ia dilja dot”.- thotë ai

Në një qendër banimi me subvencion nga shteti Sarah Schweitzer-in e viziton në shtëpi një infermiere e Qendrës për Familjen Hebraike.

Kjo organizatë hebraike ndihmon 2 mijë e 800 të moshuar në pjesën jugore të Nju Xhërsit. Një ndër funksionet e tyre është të organizojnë aktivitete sociale për të moshuarit:

Këto programe financohen me një kombinim fondesh qeveritare dhe donacionesh private. Por vjet fondet qeveritare u përgjysmuan.

Jennifer Weiss është drejtoresha rajonale:

“Tani na duhet të përballojmë vetë shumë më tepër nevoja sepse megjithëse zhduken fondet, nuk zhduken kërkesat”.

Zonja Weiss thotë se aktivitetet sociale dhe kujdesi shëndetësor shtëpi më shtëpi ndihmojnë të moshuarit të mos shtrohen në spitale, gjë që do t’i kushtonte shumë më tepër qeverisë.

Ram Cnaan është profesor i politikave sociale në Universitetin e Pensilvanisë. Ai thotë se organizatat fetare ofrojnë shërbime me kosto të ulët pasi kanë ndihmën e vullnetarëve dhe rrjet donatorësh:

“Çdo dollar nga fondet që marrin nga qeveria ofron shërbime 30-40 për qind më efektive krahasuar me të njëjtat shërbime në institucione qeveritare”.

Zoti Cnaan thotë se kërkimet që ka bërë kanë treguar se njerëzit janë më të kënaqur kur marrin ndihmë nga komuniteti i tyre.

XS
SM
MD
LG