Lidhje

Organizohet ceremonia mortore e Aleks Nikajt

  • Zëri Amerikës

Organizohet ceremonia mortore e Aleks Nikajt

Organizohet ceremonia mortore e Aleks Nikajt

Në Shqipëri sot u organizua ceremonia e funeralit të Aleks Nikajt, personit të katërt që mbeti i vrarë gjatë përplasjeve të dhunshme mes manifestuesve të opozitës dhe policisë më 21 janar në Tiranë

Trupi pa jetë i Nikajt u soll dje nga Turqia ku ai u dërgua më shpresën e një ndërhyrjeje në kokë ku ai ishte qëlluar me plumb. Për t’i bërë nderimet e fundit në vendbanimin e tij ishin edhe deputetët e opozitës dhe kryetari socialist Edi Rama.

Ndërkohë në Tiranë prokurorët thirrën sot për të dëshmuar për ngjarjen edhe kryetarin e partisë demokristiane Nard Ndoka si dhe dy deputetë të opozitës. Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat kryeministri Sali Berisha tha se po synohej të pengoheshin hetimet mbi 21 janarin, duke ju referuar zbardhjes nga shtypi të elementëve të tij, që sipas kryeministrit duhet të jenë sekret.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG