Lidhje

Organizohet festivali ndërkombëtar i muzikës bluegras


Organizohet festivali ndërkombëtar i muzikës bluegras
Organizohet festivali ndërkombëtar i muzikës bluegras

Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës Bluegrass ka bërë publikë emrat e kandidatëve për fitimin e çmimeve të dhëna në spektaklin e saj të 22-të të përvitshëm. Një grup i ri, The Boxcars, udhëheq këtë vit me 10 emërime.

Kënga “Jumpin’ the track” i jep “supergrupit” The Boxcars një nga dhjetë emërimet për Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Bluegrass. Ajo konkuron për çmimin e “Paraqitjes Instrumentale të Regjistruar të Vitit.” Grupi, i cili ka një vit që është formuar dhe që përbehet nga talente si Adam Steffey, Ron Stewart, John Bowman, Keith Garret dhe Harold Nixon, është grupi me më shumë kandidatura për çmimet IBMA të këtij viti. Por nëse The Boxcars është një grup muzikor i ri, pjestarët e tij nuk janë aspak të rinj për garën.

The Boxcars konkurojnë edhe për çmimin kryesor IBMA, Artisti i Vitit, së bashku me tre herë fituesit e këtij çmimi Dailey & Vincent, dy herë fituesit The Grascals, si dhe Steve Martin & The Steep Canyon Rangers dhe Vëllezërit Gibson. Vëllezërit Gibson konkurojnë në shtatë kategori këtë vit, përfshire çmimin për Albumin më të mirë. Kënga “Help my brother” që i jep edhe titullin albumit të tyre kandidon për çmimin e këngës së vitit.

Vëllezërit Gibson kanë mundësi mjaft të mira për ta fituar çmimin për këngën e vitit, pasi ata konkurojnë me dy këngë në atë kategori. Kënga e tyre e dytë është “Walking West to Memphis”. Këngët e tjera të emëruara si pretendente të çmimit janë: “I Am Strong” e grupit The Grascals dhe Dolly Parton, “I’ll Take Love” e këngëtares Dale Ann Bradley dhe “Trains I Missed” e grupit Balsam Range.

Vëllezërit Gibson konkurojnë gjithashtu për çmimin kryesor të “Artistit të Vitit” së bashku me “The Boxcars”, Steve Martin & “The Steep Canyon Rangers”, “The Grascals” dhe “Dailey & Vincen”t. Në pesë vitet e fundit ky çmim është fituar ose nga The Grascals ose nga Dailey & Vincent.

Jamie Dailey, i cili këndon si zë i parë në shumicën e këngëve të Dailey & Vincent, kandidon edhe për çmimin IBMA si Këngëtari i Vitit 2011. Në garë me të janë edhe Leigh Gibson, Josh Williams, Russell Moore dhe Dan Tyminski.

Kandidatet për çmimin si këngëtarja më e mirë janë: Sonya Isaacs, Alison Krauss, Ronda Vincent, Dale Ann Bradley dhe Claire Lynch.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Auditorin Ryman në Nashvill më 29 shtator dhe do të transmetohet një javë më pas në programin “Roots and Branches” të kanalit të Zërit të Amerikës, “Music Mix Network”.

Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës Bluegrass do të promovojë edhe dy muzikantët George Shuffler dhe Del McCoury. Ky i fundit është drejtuesi i njërit prej grupeve më të suksesshëm në historinë e kësaj gare dhe një nga suskseset e tyre ishte kënga “1952 Vincent Black Lightning”.

XS
SM
MD
LG