Lidhje

Transkriptet e telefonatave të sulmuesit në Orlando


Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Loretta Lynch, tha se autoritetet do të qarkullojnë nesër një pjesë të transkripteve të tre telefonatave që Omar Mateen i bëri policisë, gjatë momenteve që po vriste 49 persona në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës.

Gjatë një interviste në kanalin NBC, zonja Lynch tha se tekstet e telefonatave do të tregojnë edhe përpjekjet e autoriteteve për të mësuar sa më shumë të ishte e mundur për motivet dhe veprimet që i paraprinë sulmit.

Ajo tha se negociatorët që po flisnin me Mateen, u përpoqën të përcaktonin identitetin e tij, vendndodhjen dhe arsyet e veprimit të tij. Ajo saktësoi se pjesët e shprehjes së besnikërisë së tij ndaj Shtetit Islamik nuk do të gjenden në transkriptet që do të botohen.

XS
SM
MD
LG