Lidhje

OSBE dënon sulmin ndaj gazetares në Mal të Zi

  • Zëri Amerikës

Novinarka Vijesti Olivera Lakić

Novinarka Vijesti Olivera Lakić

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë po dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj një gazetareje në Malin e Zi.

Olivera Lakic, gazetare me të përditshmen Vijesti u rrah nga persona të panjohur para shtëpisë së saj dje në mbrëmje dhe u shtrua në spital nga plagosja në kokë.

Në një deklaratë sot, përfaqësuesja e OSBE-së Dunja Mijatovic tha se sulmi nuk ishte një rast i izoluar duke shtuar se gazetarët nga Vijesti, veçanërisht Lakic janë kërcënuar edhe më parë për artikujt e tyre lidhur me një fabrikë duhani.

Mijatovic tha se sulmet kundër gazetarëve duhet të konsiderohen si sulme kundër gjithë shoqërisë sepse ato kërcënojnë gazetarinë e lirë.

OSBE-ja i kërkoi policisë të identifikojë sa më shpejt autorët e sulmit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG