Lidhje

OSBE dhe hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit


OSBE i nxiti sot sërish institucionet shtetërore dhe shqërinë civile shqiptare të bashkëpunojnë për të ndriçuar të kaluarën komuniste, për ta rikujtuar diktaturën dhe për ta kuptuar sa më thellë atë.

Zyra e OSBE-së në Shqipëri dhe Avokati i Popullit organizuan sot një tryezë të rrumbullakët, ku u diskutua me shqetësim për boshllëkun i informacionit të krijuar mes brezave mbi të kaluarën komuniste.

Përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, tha se brezat e rinj nuk kanë aspak informacion mbi diktaturën komuniste dhe, pasi shumë fakte harrohen, nis instrumentalizimi i të kaluarës në kohën e demokracisë.

Ambasadori Raunig tha se keqpërdorimi i kësaj çështje ndodh sepse mungon kultura e kujtesës, prandaj shkatërrohen dhe lihen pas dore burgjet dhe vendeve të vuajtjes së dënimit në diktaturë.

Ndërsa Avokati i Popullit Igli Totozani tha se javën tjetër do të dorëzojë në parlament rekomandimin për një ligj mbi lustracionin.

Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hofman tha se edhe Gjermania nuk e pati të lehtë të hapte dosjet e shërbimit sekret komunist, por për të mbyllur atë epokë u bë një ligj për hapjen e dosjeve, pas një debati të gjatë.

Edhe Shqipëria po has vështirësi të mëdha në përballimin e të kaluarës komuniste, tha ai.

Pjesëmarrësit, anëtarë qeverie, Avokati i popullit, instituti i Krimeve të Komunizmit, instituti i të përndjekurve politikë dhe diplomatë nga vende të BE diskutuan mbi nismat e deritanishme për të trajtuar trashëgiminë e komunizmit në Shqipëri, bashkëpunimin më të mirë institucionet shtetërore dhe shoqëria civile dhe si duhet të përfshihen të rinjtë në këtë proces.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG