Lidhje

OSBE e shqetësuar për gjobën e gjykatës ndaj Top Channel rreth çështjes Pango

  • Zëri Amerikës

OSBE e shqetësuar për gjobën e gjykatës ndaj Top Channel rreth çështjes Pango

OSBE e shqetësuar për gjobën e gjykatës ndaj Top Channel rreth çështjes Pango

OSBE-ja reagoi sot ndaj vendimit të marrë nga gjykata e Tranës e cila ka dënuar me një gjobë prej 400 mijë eurosh televizionin Top Channel pas denoncimit në emisionin Fiks Fare të asaj që u quajt skandal me ish ministrin e Kulturës Ylli Pango.

Në një deklaratë, përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE, Dunja Mijatoviç, shprehet e shqetësuar për gjobën shumë të disproporcionuar të vënë nga gjykata. Në një letër dërguar ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani, përfaqësuesja e OSBE-së shkruan se dëmshpërblimi moral duhet të jetë në proporcion me dëmin real dhe situatën ekonomike të medias apo gazetarit të përfshirë dhe nuk duhet të çojë në një efekt frikësues për mediat.

Gjykata vlerësoi se filmimi i ish ministrit kishte qenë i paligjshem dhe dhunoi të drejtën e tij të privatësisë. ‘’Kjo e drejtë, shkrun përfaqësuesja e OSBE-së, duhet të balancohet me detyrën e medias për të informuar qytetarët për zhvillimet për të cilat publiku ka interes. Media në rolin e rojtarit në çdo shoqëri demokratike ka dhe gazetarinë investiguese përfshirë këtu edhe shqyrtimin e kujdesshëm të sjelljes etike dhe profesionale të zyrtarëve qeveritarë. "Raportimi i Top Channel synonte pikërisht këtë, të hidhej dritë mbi sjelljen e një zyrtari publik dhe abuzimin e tij të pretenduar me postin’’, shkruan përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias.

Vendimi i gjykatës së Tiranës ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të medias të cilët e kanë kundërshtuar me forcë duke ringritur pikëpyetjet mbi profesionalizimin dhe pavarësinë e sisitemit gjyqësor në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG