Lidhje

OSBE: Gjyqësori në Kosovë ka dështuar në trajtimin e krimeve të luftës


Në Kosovë, zyrtarë të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, thanë se për 10 vjet me radhë, sistemi gjyqësor ka dështuar t'i gjykojë krimet e luftës në Kosovë. Ky përfundim ishte pjesë e raportit të kësaj organizate mbi trajtimin e krimeve të luftës, përgjegjësia për të cilat ka kaluar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara tek ai i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë. Në raport thuhet se dështimi i sistemit në trajtimin e kësaj çështjeje është në kundërshtim me pritjet e publikut dhe synimeve për ripajtimin ndërmjet komuniteteve.

XS
SM
MD
LG