Lidhje

OSBE: Mjedisi politik në Shqipëri tepër i acaruar


Một em bé với hình lá cờ Yemen vẽ trên má tại một cuộc biểu tình (Ảnh: Nadia Abdullah)
Một em bé với hình lá cờ Yemen vẽ trên má tại một cuộc biểu tình (Ảnh: Nadia Abdullah)

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e cilëson mjedisin politik në Shqipëri si tepër të polarizuar dhe të karakterizuar nga retorika e ashpër e sulmet personale nga udhëheqës të forcave kryesore politike.

Në një raport mbi gjendjen në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore, OSBE/ODIHR thotë se një pjesë e mirë e retorikës, vazhdon të përqendrohet tek zgjedhjet e përgjithshme të 2009-s dhe te çështja e korrupsionit. Ka pasur edhe deklarata që aludojnë se disa forca politike mund të mos marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, thuhet në raport.

Megjithëse Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kërkohet të përmbushë misionin e tij në mënyrë të pavarur, thotë raporti, përgatitjet për zgjedhjet vendore kanë çuar aktualisht në një përçarje të KQZ-së në vija partiake. Anëtarët e opozitës ose nuk kanë marrë pjesë, ose kanë braktisur një numër mbledhjesh të Komisionit dhe duket se është braktisur praktika e nënshkrimit të udhëzimeve nga kryetari dhe zëvendësi i tij.

Organizata pohon se disa nga rekomandimet e saj pas zgjedhjeve të 2009-s janë zbatuar, por ka plot çështje të tjera që nuk kanë marrë përgjigje. Një ndër më të rëndësishmet ishte rekomandimi që partitë të tregojnë vullnetin politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe të zbatojnë detyrimet zgjedhore me përgjegjësi, në një mënyrë që i shërben interesave të Shqipërisë”. OSBE/ODIHR-i thotë se ka vendosur të dërgojë në Shqipëri një Mision të plotë për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 8 majit.

XS
SM
MD
LG