Lidhje

OSBE nxit reforma të mëtejshme në media për Maqedoninë

  • Isak Ramadani

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç ishte për vizitë në Shkup, ku tha se duhet bërë edhe më tepër reforma në fushën e mjeteve të informimit. Ajo shprehu mirënjohje për ligjin e ri mbi dekriminalizimin e shpifjes. por theksoi shqetësime për rastet e dënimeve me gjoba të larta të gazetarëve dhe të medias, si dhe për mungesën e transparencës gjatë reklamimit të qeverisë nëpër mjetet e informimit. Ndërkohë, analistët mendojnë se është ngushtuar hapësira e shprehjes së lirë në këtë vend.

XS
SM
MD
LG