Lidhje

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet vendore në Shqipëri konkurruese dhe transparente

  • Zëri Amerikës

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet vendore në Shqipëri konkurruese dhe transparente

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet vendore në Shqipëri konkurruese dhe transparente

Zgjedhjet vendore në Shqipëri ishin konkurruese dhe transparente, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe nën një frymë të theksuar mosbesimi mes partive qeveritare dhe opozitës, thanë sot vëzhguesit ndërkombëtarë të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) si dhe të Kongresit të Këshillit të Evropës për Autoritetet Vendore dhe Rajonale. Vëzhguesit vunë në dukje se, ashtu sikurse në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë më të mëdha politike, nuk i kryen detyrat e tyre elektorale në mënyrë të përgjegjshme, gjë që ndikoi negativisht në administrimin e të gjithë procesit.

“Disa aspekte të këtyre zgjedhjeve hodhën bazat për përparim në të ardhmen. Por fatkeqësisht, dy partitë më të mëdha politike përsëri abuzuan me rolin e tyre për administrimin e zgjedhjeve për të vazhduar betejën e tyre politike. Të gjitha partitë duhet të punojnë së bashku pas zgjedhjeve për ta forcuar më tej procesin zgjedhor,” tha Xhonathan Stonstrit, Kreu i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.

Delegacioni i Kongresit të Këshillit të Evropës ndërsa mirëpret faktin se votimet u zhvilluan përgjithësisht në një atmosferë të qetë, shpreh shqetësimin se polarizimi ekstrem i jetës politike mund të parandalojë dialogun konstruktiv të nevojshëm sigurimin e një qeverisjeje të mirë vendore.

Sipas vlerësimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punoi me transparencë, por vendimet për çështjet e debatueshme u morën sipas vijave partiake dhe jo në baza kolegjiale. Duke mos emëruar komisionerët zgjedhorë në kohë, partitë më të mëdha, thuhet më tej në vlerësim, kontribuan në minimin e besimit ndaj procesit duke vënë në pikëpyetje integritetin e administrimit të zgjedhjeve.

Pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme për qetësi, thonë vëzhguesit, pati incidente të dhunshme gjatë fushatësnë shumë zona. Sipas vëzhguesve, duket se ka patur shumë më pak raste keqpërdorimi të burimeve administrative, megjithëse ka pasur raste trysnie ndaj punonjësve publikë.

Autoritetet, venë në dukje vëshguesit, kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e listave të votuesve. Media ka ofruar një shumllojshmëri pikëpamjesh, duke u mundësuar votuesve të bëjnë një zgjedhje të informuar. Por meqenëse shumica e kanaleve televizive mbështesin njërën ose tjetrën prej dy partive të mëdha, ka një mungesë e informimit të pavarur.

Në ditën e zgjedhjeve, thuhet në vlerësimin e vëzhguesve, votimet shkuan relativisht mirë, megjithëse pati disa vështirësive procedurale. Deri tani, përfundon vlerësimi, numërimi ka qenë transparent, por me vonesa në shumë zona.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG