Lidhje

OSBE: Qeveritë evropiane të pakësojnë borxhin

  • Zëri Amerikës

OSBE: Qeveritë evropiane të pakësojnë borxhin

OSBE: Qeveritë evropiane të pakësojnë borxhin

Ekspertë në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë po u bëjnë thirrje qeverive evropiane të pakësojnë borxhet, të përmirësojnë rregulloret dhe të ndryshojnë ligjet që rregullojnë sindikatat, për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Një raport i Organizatës i publikuar sot thekson se vendet që përdorin Euron kanë filluar të dalin gradualisht nga kriza dhe do të kenë një rritje ekonomike prej 1.5 për qind ose më shumë në të ardhmen e afërt.

Raporti i sotëm thotë se reduktimi i pasigurisë për borxhet kombëtare në euro-zonë do të mbronte rritjen dhe do të kontribuonte në ndihmë të stabilitetit.

Udhëheqësit evropianë do të takohen më 16 dhe 17 dhjetor në Bruksel për të diskutuar problemet ekonomike dhe çështje të tjera.

Media njofton se ata do të diskutojnë mbi ngritjen e një mekanizmi të përhershëm për të ndihmuar vendet e mbytura në borxhe.

XS
SM
MD
LG