Lidhje

OSBE kërkon mbylljen me mirëkuptim të reformës zgjedhore


Eugene Walfarth

Eugene Walfarth

OSBE deklaron se parlamenti shqiptar duhet të miratojë me mirëkuptim reformën zgjedhore dhe presidentin e ri, si një mënyrë për të përmbushur ambicjet kombëtare drejt familjes europiane.

Drejtuesi i Zyrës së Shqipërisë, ambasadori Eugen Volfart, u bëri thirrje partive politike të mos harrojnë asnjëherë se karriget e tre në parlament i marrin nga votat e popullit për t’i shërbyer vullnetit të popullit shqiptar. Ai i bëri këto komente para komisionit të ligjeve dhe kryetares së parlamentit, gjatë përurimit të mjediseve të reja, që rritin transparencën për shtypin dhe publikun. “Parlamenti është tashmë shumë afër fundit të reformës zgjedhore e parlamentare, për të cilën është bërë një punë e madhe nga partoitë politike qysh nga muaji nëntor - tha ai.

“Populli shqiptar duhet të shohë një kod zgjedhor të miratuar në mënyrë konsensuale, mund të zhvillohen zgjedhje të suksesshme vitin e ardhshëm” - tha amb.Volfart. po ashtu, OSBE shpreson të shohë gjatë zgjedhjes së presidentit, një proces kushtetues me frymë të mirë, që t’i tregojë popullit shqiptar se si mund të bashkohen deputetët për interesin kombëtar për zgjedhjen e presidentit. Unë shpresoj të shohim shumë mirëkuptim dhe në rastin më të mirë, një president të ri të zgjedhur bashkarisht. Dialogu i vazhdueshëm midis politikanëve kryesorë përcon sinjalet më shresëdhënëse. Konsensusi politik për cështjet më themelore është i nevojshëm” - tha amb. Volfart.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pothuaj në të njëjtën kohë me diplomatin e OSBE-së se shumica dhe opozita kanë bërë një punë të mirë në komisionin dypalësh për reformën zgjedhore, dhe se paketa e propozimeve ligjore duhet të jetë gati për votim. Zoti Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se “kërkesa e opozitës që dy vetë të kenë në dorë materialet zgjedhore është e papranueshme sepse përbën një kërcënim për procesin zgjedhor”.

Kryeministri Berisha tha se “vendimi që me dy vota të komisionerëve partiakë hapet dokumentacioni fut zgjedhjet në ngërç dhe i shtyn ato drejt dështimit”. Sipas është gjykata ajo që vendos për hapjen e materialeve zgjedhore, dhe jo dy përfaqësues partiakë.

Ndërkaq deputeti opozitar, Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste në komisionin e reformës zgjedhore thotë se deklaratat e zotit Berisha sa u takon votave të dy komisionerëve janë spekulative. Sipas tij, ajo është e drejta e pakicës për të marrë dokumentat zgjedhore. “Ajo nuk është një kërkesë për rinumërim, - thotë zoti Gjiknuri, - por për të marrë dokumentat, procesverbalet, nëse ka ankesa për një zonë të caktuar”.

Ai shtoi se në komisionin e reformës zgjedhore shumë produkte kaluan me mirëkuptim, opozita propozoi shumë pika të vlefshme që u pranuan nga shumica. Në dobi të këtij mirëkuptimi, opozita tha ai u tërhoq nga disa kërkesa, por javën e fundit shumica u tërhoq nga cështje që më parë u miratuan bashkarisht.

Përfaqësuesi i opozitës tha se “PD ndërpreu dialogun qysh nga data 15 maj, javën e fundit, duke lënë hapur çështje si rindërtimi i KQZ, që e kërkon edhe ODIHR-i”. Zoti Gjiknuri tha se “kjo ndërprerje dialogu i vë zgjedhjet në rrezik”. Sipas tij, PD po mban peng reformën zgjedhore për ta shfrytëzuar gjatë zgjedhjes së presidentit të ri, dhe se PD ka interesa të momentit që këto dy tema të mos ecin veçmas, por të varen nga njëra-tjetra.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG