Lidhje

OSBE, studim rajonal mbi jetën e romëve në Ballkanin Perëndimor


Albania roma

Albania roma

OSBE publikoi sot në Tiranë një studim rajonal mbi jetën e vështirë të romëve në Ballkanin Perëndimor. Autoritetet shqiptare u angazhuan në konferencë të zgjidhin çështjen e strehimit të tyre, e cila është sfida më e madhe e jetës së tyre. Pjesa e këtij raporti për Shqipërinë paraqet një pamje të zymtë të vuajtjeve dhe diskriminimit të bashkësive rome. Ata janë pa strehë, pa shkollë dhe shpesh dëbohen me forcë nga zona të ndryshme. Raporti pohon se romët mbijetojnë në Shqipëri të paregjistruar fare si banorë nëpër bashki apo komuna, dhe nuk përfitojnë asnjë mbrojtje sociale.

XS
SM
MD
LG