Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian i bëri thirrje qeverive evropiane të luftojnë kundër trafikimit të njerëzve, që njihet si forma moderne e skllavërisë.Këto komente i bëri sot zëdhënësja e OSBE-së Maria Graiamarinaro, pikërisht ditën kur kur vendet anëtare të BE-së shënojnë në Ditën Kundër Trafikut. Zëdhënësja e cilësoi trafikun njerëzor “të padurueshëm në botën moderne” dhe ajo tha se ky fenomen “nuk duhet të ketë vend në një shoqëri të civilizuar”.
OSBE-ja tha se ndikimet e trafikut njerëzor ndjehen përtej vendeve BE-së. Shumë nga viktimat trafikohen nga vende të tjera dhe ato sillen në Evropë nga grupe të krimit të organizuar. Në shumë vende të BE-së sot janë duke u mbajtur takime për të shënuar Ditën Kundër Trafikimit, me shpresën për forcimin e politikave të imigracionit dhe të punës.