Lidhje

Në pritje të çmimeve Oscar


Hollivudi po bëhet gati për një ceremoni të çmimeve Oscar, që më shumë se të gjitha garat që mbahen mend për vlerësimet më prestigjioze të kinematografisë, ka tone të një përplasjeje të tensionuar.

Në vitin e dytë radhas, që të gjithë kandidatët janë të bardhë, gjë që solli si rezultat kritika të shumta, shikuesit dhe yjet presin me padurim monologun hapës të drejtuesit të ceremonisë Chris Rock, që është afrikano-amerikan.

Dje, po bëheshin përgatitjet e fundit për tapetin e kuq dhe skenën para Teatrit Dolby. Disa grupe kanë planifikuar protesta pranë teatrit dhe disa shikues po organizojnë një bojkot të transmetimit.

Çmimet që janë në vitin e 88-të, janë të ngarkuara nga debate politike dhe pasiguri, saqë i ngjajnë debateve zgjedhore.

Masat e sigurisë janë veçanërisht të rrepta, pasi nënpresidenti Joe Biden do të marrë pjesë për të bërë një prezantim të veçantë me këngëtaren Lady Gaga, me një mesazh kundër dhunës seksuale.

Megjithë debatet që shoqërojnë ceremoninë këtë vit, për audiencat shqiptare ajo do të mbahet mend si nata kur për here të pare një film nga Kosova, del para jurisë prestigjioze në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër.

Bëhet fjalë për filmin “Shok”, i cili ka në qendër miqësinë e dy djemve në Kosovën e përfshirë nga lufta në 1998, peripecitë e jetës së përditshme, dhunën që ka zaptuar realitetin e tyre dhe vendimet që marrin që vënë në rrezik jo vetëm miqësinë e tyre, por edhe jetët e njerëzve përreth.

XS
SM
MD
LG