Lidhje

OSBE: Hetim për sulmin ndaj gazetarëve


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë bëri thirrje të henën për një hetim të shpejtë dhe të hollësishëm lidhur me një sulm ndaj gazetarëve që po mbulonin demostratat në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Duke folur sot në Vjenë, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviç, tha se çdo lloj dhune kundër gazearëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet “si një sulm ndaj shoqërisë” u shpreh ajo.

Zonja Mijatoviç tha se personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë. Një ekip gazetarësh nga Radio Televizioni i Kosovës dhe ai i Serbisë u sulmuan dhe u kërcënuan nga individë të panjohur, ndërsa mbulonin protestat e 24 janarit në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG