Lidhje

OSBE me pesë qendra votimi për zgjedhjet serbe në Kosovë


kosovo osce

kosovo osce

Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të premten se do të hap pesë qendra votimi në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, për t’mundësua pjesëtarëve të komunitetit serb që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahën të dielën më 24 prill.

Në kuadër të operacionit të quajtur “grumbullimi i votave”, misioni i OSBE-së do të hap degë të pesë qendrave të votimit dhe siç thuhet në një njoftim, ka organizuar “shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”.

OSBE-ja do të të jetë bartëse e operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces. Materiali si fletëvotimet dhe listat e votuesve i janë dorëzuar OSBE-së nga Komisioni i Zghedhjeve të Serbisë.

Sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara serbe, pas përfundimit të procesit, OSBE-ja “do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë (dy komuna në jug të Serbisë) dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit të Zgjedhjeve të Serbisë për numërim e procedura të mëtutjeshme”.

Serbët e Kosovës do të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, meqë kjo u garantohet me parimin e dyshtetësisë, që është i përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.

Udhëheqësit e partive politike serbe, janë lejuar të organizojnë tubimet e tyre parazgjedhore në zonat e banuara me shumicë serbe, gjatë të cilëve ata kanë përsëritur kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve krysore të Bashkimit Evropian. Kjo ka bërë që një pjesë e partive politike të kërkojnë nga autoritetet që të mos lejojnë vizitat e udhëheqësve politikë serbë.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Serbia synon integrimin dhe në dhjetor të vitit 2015 hapi negocimin e kapitujve në kuadër të bisedimeve për anëtarësim. Por, ajo po ecë nëpër një rrugë të ngushtë ndërmjet perëndimit dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë. Beogradi vazhdon të ruaj lidhjet emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Qëndrimi pro rus apo pro perëndimor i Serbisë, ishte pjesë e debateve të brendshme para zgjedhjeve të 24 prillit, posaçërisht pas marrëveshjes së shkurtit të këtij viti për bashkëpunim me NATO-n, që parasheh lëvizje të lirë dhe imunitet për të gjithë pjesëtarët e aleancës veri-atlantike në Serbi.

XS
SM
MD
LG