Lidhje

Tiranë: OSBE kërkon nisjen e reformës zgjedhore "pa humbur kohë"


OSBE u bëri sot thirrje zyrtarëve dhe partive politike që të nisin reformën zgjedhore pa humbur kohë.

Zyra e OSBE-së në Shqipëri publikoi një deklaratë, ku theksoi se ky proces shumë i rëndësishëm duhet përfunduar në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kryetari në detyrë i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, e bëri sot këtë deklaratë, pas përfundimit të afatit të ankimeve për zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

Zyra e OSBE-së është e përgatitur të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të fillojë punën.

“Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit një ditë përpara zgjedhjeve. Partitë politike duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm” - thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Sipas saj, procesi zgjedhor në Dibër tregoi se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore tërësore, e cila duhet të sigurojë depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në komisionet zgjedhore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG