Lidhje

Një tjetër amerikan duket se është ekzekutuar nga ISIS


Grupi ekstremist Shteti Islamik nxori sot një video ku duket se tregon ekzekutimin e një gazetari tjetër, amerikanit Steven Sotloff.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se zyrtarët po përpiqen të konfirmojnë vërtetësinë e videos. Nëse konfirmohet, zonja Psaki e cilësoi aktin të neveritshëm.

Pamjet e ekzekutimit me prerje koke pasojnë vrasjen e gazetarit amerikan Jim Foley muajin e kaluar.

Sotloff ishte marrë peng në Siri në gusht 2013, afro një vit pasi Foley u mor peng.

Ai shihej edhe në videon e ekzekutimit të gazetarit Foley, të cilën Shteti Islami tha se ndërmori në hakmarrje ndaj goditjeve ajrore amerikane kundër luftëtarëve të këtij rrjeti në Irak.

XS
SM
MD
LG