Lidhje

Përfundon raundi i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit


Negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore përfunduan bisedimet për programin bërthamor të Iranit dhe thanë se do t’i rifillojnë ato përsëri më 7 prill në Vjenë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton lexoi një deklaratë të përbashkët sot duke thënë se diskutimet përfshinë programin Iranian të pasurimit, reaktorin e planifikuar Arak me ujin e rëndë dhe sanksionet e Perëndimit kundër Iranit.

Zonja Ashton nuk dha hollësi të tjera.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë Reuters se do të jetë shumë e vështirë të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore mbi pasurimin e uraniumit dhe reaktorin Arak, që fuqitë perendimore kanë frikë se mund të prodhojë plutonium të shkallës së lartë.

Por ai tha se të gjitha palët synojnë të përmbushin afatin gjashtë mujor për arritjen e një marrëveshje.
XS
SM
MD
LG