Lidhje

Përleshje në Bregun Perëndimor


Trupat izraelite janë përleshur me palestinezët në një operacion në orët e natës në kërkim të tre adoleshentëve izraelitë të rrëmbyer javën e kaluar. Ushtria izraelite tha sot se palestinezët hapën zjarr duke bërë që forcat izraelite të kundërpërgjigjeshin. Sipas autoriteteve izraelite rreth 30 persona janë arrestuar.

Si pjesë e kërkimeve të tyre për adoleshentët e zhdukur, ushtarët izraelitë kanë zhvilluar bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor.
Runa Kammisa është nga Bregu Perëndimor.

“Mamaja ime u mundua të na fshihte në një vend të sigurtë, dhe ishim këtu kur u futën ushtarët. Ata kontrolluan gjithçka.”

Tre adoleshentët u zhdukën javën e kaluar ndërsa po mundoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre nga shkolla në Bregun Perëndimor. Asmma Tarada banon në këtë qytet.

“Izraelitët e duan shumë veten. Qoftë edhe një i rrëmbyer, ata shkatërrojnë gjithçka për ta gjetur atë. Ata kanë tre izraelitë të rrëmbyer, ndërsa ne kemi mijëra palestinez të rrëmbyer në burgjet izraelite. Askush nuk do t’ia dijë për këtë. Ku është ana njerëzore këtu?”

Forcat izraelite kanë arrestuar dhjetëra militantë të Hamasir si pjesë e kërkimeve të tyre për djemtë e rrëmbyer. Hamasi e mohon të ketë patur gisht në rrëmbim. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të mërkurën se forcat e tij po ndihmonin në operacionet e kërkimit.
XS
SM
MD
LG