Lidhje

Përpjekje për rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet për një vizitë në Jordani, në përpjekje për rifillimin e bisedimeve të paqes, në një kohë që udhëheqësit arabë thanë se nuk do ta njohin kurrë Izraelin si shtet të hebrejve.

Zoti Kerry u takua me mbretin Abdullah të Jordanisë, me të mbërritur sot në Aman. Ai ka plan po ashtu të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në një përpjekje për ngushtimin e hendekut mes palëve në bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve.

Por në një takim sot në Kuwait.’, Lidhja Arabe prej 22 anëtarësh bëri një deklaratë, ku hidhej poshtë njohja e Izraelit si atdheu i hebrejve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul që udhëheqësit palestinezë ta njohin Izraelin si shtetin e popullit hebraik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG