Lidhje

Libi, protestat vazhdojnë, regjimi i Gadafit në tronditje


Libi, protestat vazhdojnë, regjimi i Gadafit në tronditje
Libi, protestat vazhdojnë, regjimi i Gadafit në tronditje

Imazhet në YouTube tregonin sot protestues që rrëzonin monumentin "Libri i Gjelbër" në qytetin veriperëndimor të Misratas.

"Libri i Gjelbër" i Gadafit përmban filozofinë e tij politike dhe sistemin e qeverisjes.

Në YouTube, nën titullin "Libia e Lirë" ishte vendosur gjithashtu një video me një portret të madh të Gadafit në Zavija, pranë një ndërtese së cilës i është vënë zjarri.

Dow Jones njoftoi dje se fisi Zavija i Libisë ka marrë nën kontroll tre fusha naftëmbajtëse të qeverisë.

Komunikimi brenda Libisë mbetet shumë i vështirë dhe nuk është e mundur të verifikohen nga burime të pavarura imazhet e vendosura në YouTube.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, çmimet e naftës u rritën nga frika e tregut, se trazirat mund të shkallëzohen.

Përpjekjet e dëshpëruara të Gadafit për të shtypur revoltën kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve dhe kanë çuar në ndarjen e vendit.

Vendet me lidhje të forta biznesi me Libinë, prodhuesin e tretë më të madh të naftës në Afrikë, po përpiqen tani të evakuojnë shtetasit e tyre, ndërkohë që Franca u bë vendi i parë që ka kërkuar sanksione kundër Gadafit.

XS
SM
MD
LG