Lidhje

Pacientët dhe studiuesit vlerësojnë arritjet në luftën kundër SIDA-s

  • Vidushi Sinha

Pacientët dhe studiuesit vlerësojnë arritjet në luftën kundër SIDA-s

Pacientët dhe studiuesit vlerësojnë arritjet në luftën kundër SIDA-s

30 vjet më parë, ekspertët e mjeksisë bënë të ditura rastet e para të një infeksioni të ri misterioz dhe vdekjeprurës. Sëmundja e sistemit të imunitetit shpejt mori emrin AIDS dhe virusi HIV që e shkakton atë u përhap nëpër botë duke lënë të vdekur dy milionë njerëz çdo vit. Në saje të kërkimeve shkencore, sot vitusi nuk sjell domosdoshmërisht vdekjen, por megjithëse mbi një milionë njerëz vdesin nga SIDA, ilaçet e reja kanë bërë që më shumë se 30 milionë njerëz të jetojnë me virusin HIV. Megjithatë, mbeten ende sfida të mëdha deri në zhdukjen e kësaj sëmundjeje gjithëbotërore.

Kethi Benet ka jetuar me virusin HIV për 21 vjet. Perspektiva e saj ishte e pasigurt kur jo u diagnostikua me SIDA në vitin 1990 dhe mjeku e trajtoi me ilaçe që rezultuan tepër toksike për të. Ai e ndërpreu kurën dhe e nxorri nga spitali.

“Qendrova në shtrat për muaj me radhë në pritje të vdekjes, psi ai më tha se nuk mund të bënte gjë”.

Por kur filloi mjekimin me një kurë të re, jeta e zonjës Benet ndryshoi dhe tani ajo ndjehet mirë dhe punon si konsulente për pacientët me SIDA.

“Tani që e di se si mund të menaxhohet, unë nuk e shikoj virusin si dënim me vdekje. Bëj një jetë normale dhe pres të jetoj më gjatë”.

Por 30 vjet më parë, komuniteti mjeksor ishte mjaft pesimist. Dr. Anthoni Fauçi, atëhere mjek që përpiqej t’i kuronte njerëzit e prekur nga sëmundja e re, i mban mend mirë ato kohë. Ai është tani drejtor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

“Nuk kishim asnjë ide se çfarë ishte ajo sëmundje ngjitëse dhe shumë shpejt një numër mjaft i madh njerëzish u prekën prej saj dhe vdiqën. Ishte një situatë shumë shqetësuese, një periudhë pasigurie kur nuk dihej se çfarë e shkaktonte”.

Dalngagalë, ekspertët e mjeksisë filluan ta kuptojnë më mirë infeksionin dhe u bë e qartë se kishte të bënte me dobësimin e sistemit të imunitetit dhe transmetohej seksualisht.

Dr. Robert Galo është një prej zbuluesve të virusit HIV, por ende mungonte një vaksinë për të dhe shumë ekspertë ishin pesimistë. Në vitin 1987 u aprovua ilaçi i parë për këtë sëmundje, AZT.

"Virusi mund të dobësohej dhe mund të matej shkalla e rënies. Edhe pse ilaçi ishte toksik, shënjat që kishin të bënin me AIDS dhe simptomat po zhdukeshin”.

Por shpresat u fashitën kur HIV-i filloi t’i rrezistonte AZT-së. Por në vitit 90-të, një kombinim ilaçesh të tjera u bënë një armë më e fortë të luftën kundër virusit HIV.

“Koktei, siç e quajmë ne atë, ndryshoi jetën e shumë individëve të prekur nga virusi HIV, duke u dhënë atyre mundësinë për të jetuar një jetë normale nëpërmjet trajtimesh të mira”.

Përveç mjekimit, një tjetër sfidë e madha është mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit HIV. Rreziku i përhapjes është i madh mes njerëzve të moshave nën 30 vjeç, prandaj Fondacioni Elizabeth Glaser i Pediatrisë i ka përqendruar përpjekjet e tij në mbrojtjen e foshnjeve dhe fëmijëve të vegjën nga infeksioni.

Por një raport i Kombeve të Bashkuta për shëndetin vë në dukje se lufta kundër SIDA-s nuk është fituar ende dhe kostoja e saj mbetet e lartë. Javën e ardhëshme, 30 kryetarë shtetesh do të takohen për të shqyrtuar përparimin e bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG