Lidhje

Zbutet shkatërrimi i Amazonës në Brazil


Zbutet shkatërrimi i Amazonës në Brazil
Zbutet shkatërrimi i Amazonës në Brazil

Brazili tha se ritmi i shkatërrimit në rajonin e Amazonës ka rënë në nivelet më të ulta që kur autoritet nisën të monitorojnë pyllin tropikal 23 vite më parë.

Instituti Kombëtar i Brazilit për Kërkimet Hapsinore thotë se në periudhën mes muajit gusht të vitit të kaluar dhe korrikun e këtij viti, shkatërrrimi i pyllit të Amazonës që është pjesë e Brazilit, u pakesua me 11% . Instituti ka përdorur të dhënat e satelitit për të matur ritmin e shpyllëzimit.

Njoftimi vjen ndërsa vazhdon debati i ligjvënësve për rishikimin e një ligji i cili sipas ambjentalistëve do të frenonte përpjekjet për ruajtjen e ambjentit. Senati brazilian pritet që të miratojë reformat për këtë ligj brenda kësaj jave.

XS
SM
MD
LG