Lidhje

Pak: BE nuk nuk do të përsërisë gabimet si me Qipron


Pak: BE nuk nuk do të përsërisë gabimet si me Qipron
Pak: BE nuk nuk do të përsërisë gabimet si me Qipron

Nga zhvillimet sot në Kosovë, deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, tha gjatë një vizite në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin kriteret themelore para se të synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas saj Kosova duhet të përqendrohet në reforma dhe në veçanti në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Serbia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e çështjeve me Kosovën. Në këtë kuadër ajo bëri thirrje për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veriun e banuar me shumicë serbe. Zonja pack ndodhet për një vizitë faktmbledhëse në prag të debatit në Parlamentin Evropian për gjendjen në Kosovë.

XS
SM
MD
LG