Lidhje

Paketa e gjetur në aeroportin e Namibisë, pajisje provë për të testuar masat e sigurisë

  • Zëri Amerikës

Paketa e gjetur në aeroportin e Namibisë, pajisje provë për të testuar masat e sigurisë

Paketa e gjetur në aeroportin e Namibisë, pajisje provë për të testuar masat e sigurisë

Ministri i brendshëm gjerman tha se paketa e dyshimtë e gjetur këtë javë në aeroportin e Namibisë ishte një pajisje provë për të testuar masat e sigurisë.

Thomas de Mazier tha se çanta – prodhim i një kompanie amerikane - nuk kishte eksplozivë dhe nuk përbënte kërcënim për pasagjerët.

Ministri tha se nuk ka informacion se kush ishte pas provës së sigurisë. Prokurorët po përpiqen të përcaktojnë kush e ka vendosur pajisjen në bagazhin e nisur për në Mynih. Ai tha se nuk ka të ngjarë që ajo të ishte pjesë e ndonjë prove të sigurimit gjerman.

Prodhuesi amerikan i paisjes tha se valixhja duhet të jetë ndarë nga pronari i saj. Leri Kopelo, që drejton kompaninë i tha Zërit të Amerikës sot se nuk kishte ide se si paisja kishte përfunduar në valixhe që shkonte në Mynih.

XS
SM
MD
LG