Lidhje

Paketë e dyshimtë për vëllanë e nënpresidentit Bajden


Paketë e dyshimtë për vëllanë e nënpresidentit Bajden
Paketë e dyshimtë për vëllanë e nënpresidentit Bajden

Autoritetet amerikane thanë se një paketë e dyshimtë që përmbante një substancë pudër e që iu dërgua me postë vëllait të nënpresidentit Xho Bajden duket e parrezikshme.

Zarfi u postua në shtëpinë e zotit Fransis Bajden në Ocean Ridge në Florida. Zona që rrethon shtëpinë e zotit Bajden u evakuua ndërsa ekipi po hetonte vendin për praninë e ndonjë bombe.

Byroja Federale e Hetimeve tha se provat paraprake tregojnë se përbërja e paketës është e parrezikshme.

XS
SM
MD
LG