Lidhje

Pakistan, 26 të vdekur nga shpërthimi vetvrasës

  • Zëri Amerikës

Pakistan, 26 të vdekur nga shpërthimi vetvrasës

Pakistan, 26 të vdekur nga shpërthimi vetvrasës

Një sulm vetvrasës me bombë në veripërëndim të Pakistanit ka shkaktuar vdekjen e 26 personave, i dyti sulm i këtij lloji brenda dy ditësh, për të cilët kanë marrë përgjegjësinë Talebanët e Pakistanit.

Policia thotë se sulmuesi aktivizoi bombën në një kamion të vogël të mbushur me eksplozivë afër një stacioni policie në qytetin Hangu të provincës Khyber-Pakhtunkwa. Shpërthimi i sotën plagosi të paktën 53 persona dhe shkatërroi disa dyqane dhe ndërtesa aty pranë.

Dje, një sulmues vetvrasës kishte objektiv një ndërtesë të policisë në kryeqytetin provincial Peshavar. 8 veta u vranë, shumica oficerë policie. Talibanët kanë thënë se sulmet ishin në shenjë hakmarrje për vdekjen e Osama Bin Ladenit.

Forcat speciale amerikane vranë udhëheqësin e Al-Kaidës gjatë një operacioni me dy maj në qytetin Abbottabad të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG