Lidhje

Pakistan: 37 të vdekur nga një sulm vetvrasës


Jeremy Lin của đội New York Knicks vượt lên Demarcus Cousins của đội Sacramento Kings ném banh vào rổ trong trận đấu của Hiệp hội Bóng rổ Quốc gia (NBA) hôm 15/2/12 (AP)
Jeremy Lin của đội New York Knicks vượt lên Demarcus Cousins của đội Sacramento Kings ném banh vào rổ trong trận đấu của Hiệp hội Bóng rổ Quốc gia (NBA) hôm 15/2/12 (AP)

Zyrtarë në Pakistan thonë se një sulm vetvrasës gjatë një funerali në veriperëndim të vendit, shkaktoi të paktën 37 të vrarë dhe 45 të plagosur.

Zyrtarët thanë se shpërthimi i sotëm kishte në shënjestër disa qindra njerëz që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së një pjestari të milicisë anti-taleban afër qytetit të Peshavarit. Kjo zonë njihet për përleshjet e përgjakshme mes talebanëve dhe luftëtarëve pro-qeverinë.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Ky sulm vjen një ditë pas shpërthimit të një makine bombë, ku u vranë të paktën 24 njerëz dhe u plagosën 125 të tjerë. Një zëdhënës i militantëve tha se ata kishin në shënjestër agjencinë e zbulimit si hakmarrje për vrasjen e një komandanti talebanë në qytet. Edhe për këtë shpërthim e morrën përgjegjësinë talebanët.

XS
SM
MD
LG