Lidhje

Pakistan, 41 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të vendit

  • Zëri Amerikës

Pakistan, 41 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të vendit

Pakistan, 41 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të vendit

Policia në Pakistan thotë se nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të vendit u vranë sot të paktën 41 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Shpërthimi vetvrasës ndodhi sot në distriktin Baxhur në një qendër ku Programi Botëror i Ushqimit po shpërndante ndihma për njerëzit e zhvendosur nga konflikti. Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit në Pakistan tha se asnjë nga personeli i organizatës nuk kishte pësuar gjë.

Zyrtarët thonë se personi që kreu shpërthimin kishte në kokë një ferexhe, por nuk është e qartë nëse fjala ishte për një grua apo burrë të maskuar.

Distrikti është afër kufirit me Afganistanin, rajon që zyrtarët amerikanë thonë se është zonë e sigurt për talebanët dhe militantët e al-Kaidës.

Zyrtarët thanë ndërkaq se 40 militantë u vranë gjatë një sulmi ajror pakistanez në rajonin fisnor të Mohmandit.
Sipas tyre, helikopterët të mbështetur nga artileria goditën bazat e militantëve në rajonin pranë kufirit afgan.

XS
SM
MD
LG