Lidhje

Karzai mirëpret ofertën pakistaneze për të ndihmuar procesin e ripajtimit


Karzai mirëpret ofertën pakistaneze për të ndihmuar procesin e ripajtimit
Karzai mirëpret ofertën pakistaneze për të ndihmuar procesin e ripajtimit

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se Pakistani ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në procesin e pajtimit në Afganistan

Presidenti afgan Hamid Karzai mirëpriti ofertën e Pakistanit për të ndihmuar qeverinë afgane që të arrijë pajtim me militantët talebanë. Gjatë një vizite sot në Islamabad, zoti Karzai tha se Pakistani ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në procesin e pajtimit në Afganistan. Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin pakistanez Jusuf Raza Gilani.

Zoti Karzai ka në plan të zhvillojë një konferencë për ripajtim me talebanët në prill.

Zoti Gilani tha se Pakistani do të ndihmojë popullin afgan të stabilizojë vendin në çdo mënyrë të mundshme. Pakistani më parë kishte ofruar të ndihmonte qeverinë afgane në negociata me talebanët. Talebanët gëzonin mbështetje nga Pakistani në vitet ’90, kur kishin në dorë pushtetin në Afganistan.

Qeveria pakistaneze është aktualisht në luftë kundër militantëve talebanë që veprojnë në territorin e saj. Kohët e fundit forcat pakistaneze kapën numrin dy të talebanëve, Mullah Abdul Gani Baradar në Karaçi. Pavarësisht nga ky arrest, shumë afganë nuk e kanë harruar mbështetjen që Pakistani i ka dhënë në të kaluarën talebanëve, dhe i shohin me dyshim motivet e Islamabadit për të ndihmuar procesin e ripajtimit.

XS
SM
MD
LG