Lidhje

Pakistan, prania e Bin Ladenit "dështim kolektiv"


Një raport i qeverisë pakistaneze thotë se “dështimi kolektiv” i drejtuesve ushtarak dhe civilë të vendit ka lejuar udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden të jetonte i fshehur atje për vite me rradhë.
Raporti 336-faqesh u botua dje në faqen e internetit të kanalit televiziv me bazë në Katar, Al Xhazira. Raporti është hartuar nga një komision i formuar nga qeveria për hetimin e rrethanave të operacionit të fshehtë amerikan në të cilin u vra Osama bin Laden në maj të vitit 2011.
Siç njofton Al Xhazira, në raport thuhet se “neglizhenca dhe paaftësia në pothuajse të gjitha nivelet e qeverisë” ka lejuar që bin Ladeni të jetojë në Pakistan për nëntë vjet.
Sipas këtij raporti nuk janë gjetur prova të cilat tregojnë se zyrtarët e tanishëm ose ish zyrtarët pakistanezë kanë ndihmuar Bin Ladenin të jetonte në fshehtësi, edhe pse kjo nuk mund të përjashtohet plotësisht.
Fakti se kompleksi ku Bin Laden ishte fshehur ndodhej vetëm rreth një kilometër nga një akademi elite ushtarake pakistaneze ka bërë që shumë njerëz në SHBA të dyshonin se zyrtarët pakistanezë e kanë ndihmuar udhëheqësin e al-Kaidës, megjithëse Uashingtoni nuk ka gjetur prova që e mbështesin këtë ide.
XS
SM
MD
LG