Lidhje

Klinton komenton për Pakistanin


Sekretarja e Shtetit shpreh bindjen se rihapja e rrugëve për në Afganistan do të përmirësojë marrëdhëniet e Islamabadit me Uashingtonin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shprehur bindjen se rihapja e rrugëve të transportit përmes Pakistanit për furnizimet e Natos në Afganistan do të përmirësojë marrëdhëniet e Islamabadit me Uashingtonin.

Zonja Klinton u takua në Tokio me Ministren e Jashtme të Pakistanit Hina Rabani Khan dhe tha në komentet për shtyp se dy vendet po i lënë pas kontradiktat mes tyre për t’u përqendruar në të ardhmen dhe luftën kundër rrjeteve terroriste. Ajo tha gjithashtu se kjo mbetet një “marrëdhënie e vështirë, por esenciale”.

Dy shefet e diplomacisë dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Afganistanit Zalmai Rasul, ku theksuan se të tria vendet mbështesin një proces gjithëpërfshirës ripajtimi për Afganistanin, si rruga më e sigurtë për siguri të qëndrueshme në këtë vend dhe në rajon.
XS
SM
MD
LG